Yllka Nuredini
Si kryetare e FRASH-it bashkë më udhëheqsinë e ketij Forumi, gjithmonë të konsultuar me të rinjtë dhe miqtë tonë kemi qenë te qartë në kundërshtimin ndaj bashkëpunimeve që bien ndesh me kauzat dhe ideologjinë tonë. Këtë qëndrim e kam mbajtur me bindje, me përgjegjësi dhe me transparencë edhe në tryezat e vendimarrjes të partisë tonë.
Vendimi për të votuar për dalje nga Qeveria, ndonëse jo në formatin e duhur, erdhi si pasojë e një të vërtete të thjeshtë: FRASH nuk fitoi asgjë nga ajo marrëdhënie. as të rinjtë, as vizioni ynë.
Sot nuk diskutohet pushteti, por idealizmi dhe ky ideal mbahet gjallë nga të rinjtë, nga FRASH që mbetet një nga zërat më të sinqertë dhe më të drejtpërdrejtë në këtë parti.
Nuk është gjithmonë e lehtë të mbrosh parimet, por është gjithmonë e domosdoshme edhe kur kjo do të thotë të qëndrosh jashtë strukturave.
Kam kaluar një periudhë të vështirë përballë një dileme të ndjeshme. Njëra anë më kërkonte besnikëri, tjetra më kërkonte zë. Zgjodha zërin pa mohuar mirënjohjen për ata që më kanë formuar dhe udhëhequr.
E dua liderin tim. Të gjithë e duam, por dashuria nuk duhet të na verbojë përballë arsyes që na bëri pjesë të kësaj partie.
Zgjedh të mos tërhiqem kur është më e vështirë.
FRASH -zgjedh të qëndroj, të flas dhe të veproj në anën e Arben Fetait duke ditur se është shembulli më domethënës se si një post i besuar po bartet me dinjitet të plotë dhe përkushtim të palëkundur ndaj gjithë atyre që besuan, sollën dhe ende besojnë se ndryshimi ia Vlen.
Kryetare e Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët