Janë mbledhur të gjitha provat rreth grupit të udhëhequr nga Rade Trajkovski-Shtekli, i cili, sipas Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar, kishte 17 anëtarë. Të gjithë po ndiqen penalisht për trafikim kokaine dhe marihuane, të cilat ishin fshehur edhe në bunkerë nëntokësorë të ndërtuar në tokë shtetërore.

Deri më tani, shtatë anëtarë të grupit kanë pranuar fajësinë dhe kanë arritur marrëveshje pranimi të fajësisë me Prokurorinë, duke marrë nga 3-4 vjet burg secili, nga një maksimum prej pesë vitesh që mund t’u ishin shqiptuar.

Kryesisht, ata që pranuan ishin rishitës, të kapur me sasi të vogla. Por, përpara se të arrinin te droga, pati kërcënime nga shumë anë. Prokuroria zbuloi se droga shitej në internet, si dhe në restorante. Një nga lokacionet është Aerodromi.

“Ishin frikësua edhe personat që drejtonin ekskavatorët e komunës që duhej të gërmonin terrenin”, tha OJO-GOKK.

Shtekli, sipas Prokurorisë, u arrestua pasi u mësua se po përgatitej të arratisej. Shtëpia e tij u bastis, por përpara se të hynte policia, sipas Prokurorisë, ai largoi gjithçka kriminale nga shtëpia. Por mbikëqyrja me video e ekspozoi atë.

“Në shtëpinë e tij u bënë bastisje dhe u gjetën vetëm mbetje. Video-mbikëqyrja konfirmoi se si ai po i hiqte të gjithë ato kube, dy prej të cilave u gjetën në apartament dhe tre në një pajisje të posaçme në bunker”, shtoi Prokuroria.

Disa nga grupi mbrohen duke heshtur, të tjerë mohojnë se kanë bërë diçka dhe disa kanë arritur marrëveshje. Shteklit iu ofrua gjithashtu një marrëveshje pranimi të fajësisë, por ai nuk e pranoi duke pasur parasysh dënimin me burg të ofruar. Pas pranimit të aktakuzës, ai do të gjykohet në Gjykatën Penale.

Rade Trajkovskin – Shtekli u arrestua më 18 janar.

Shtekli u bë u njohur në opinionin, pasi brenda një periudhe të shkurtër ishte shënjestër e disa atenteve, ndaj tij. Incidenti i fundit ndodhi më 14 nëntor 2024, kur u hodh mjet shpërthyes në oborrin e shtëpisë së tij në lagjen Qeramidnica, pas çka ai mori lëndime dhe u dërgua në spitalin e qytetit “Shën Naumi i Ohrit” për dhënien e ndihmës.

Incidenti i dytë ndaj po të njëjtit person ndodhi në tetor të vitit të 2023 në QT “East Gate”, e që ishte i dyti brenda dy muajsh.

Më 25 gusht 2023, po ashtu në garazhet e East Gate Mall, pati të shtëna ndaj tij nga Shkupi, por nuk kishin arritur ta plagosin. Më pas personat e maskuar që kishin qëlluar nga një automjet tip “Audi” me targa të huaja ishin larguar nga vendi i ngjarjes dhe automjeti u gjet në flakë në afërsi të liqenit të Treskës në drejtim të Gërçecit.

Incidentet janë seri e vrasjeve dhe zënkave midis bandave kriminale në Shkup.