E kërcënuan me armë dhe e rrahën – dy të rinj dorëzohen në polici pas sulmit ndaj 19-vjeçarit në Drenovec

Më datë 27.05.2025 në orën 18:50, një i mitur 17-vjeçar dhe E.H. (18), të dy nga Tetova, u paraqitën vetë në Stacionin e Policisë së Tetovës. Rreth orës 17:30, ata ishin raportuar në Stacionin e Policisë së Tetovës nga personi R.B. (19) nga fshati Gjermë, se rreth orës 14:30, ndërsa ndodhej me kushëririn e tij të mitur në lagjen “Drenovec” në Tetovë, një automjet pasagjerësh ,,Golf” pa targa, i drejtuar nga i mituri 17-vjeçar, u preu rrugën, pas së cilës ai doli dhe e sulmoi fizikisht personin R.B.. Kushëriri i R.B. ishte përpjekur që t’i ndante, por më pas personi E.H. kishte dalë nga automjeti dhe i’u drejtuar pistoletën dhe më pas e kishte goditur personin R.B. me dorezën e armës. Gjatë masave dhe aktiviteteve të ndërmarra nga efektivët e policisë në rrugën ,,Ivo Lola Ribar” në Tetovë, në një kontejner është gjetur një pistoletë ,,Glock 17″ me Diabolë me një karikator të zbrazët. Të dy janë ndaluar në stacionin policor për procedura të mëtejshme dhe pas dokumentimit të rastit, për ta do të përgatitet parashtresë përkatëse.