Në Sekretariatin Gjeneral të Qeverisë, nën drejtimin e zv. sekretarit të përgjithshëm Hasim Murtezani, për herë të parë në historinë politike të vendit janë avancuar 12 shqiptarë në pozita më të larta brenda vetëm 10 muajve nga fillimi i qeverisjes.

“Në Sekretariatin Gjeneral të Qeverisë për së pari herë në historinë politike aritëm si VLEN ti avansojmë dhe ti ngrejmë në detyre brenda
10 muajve qeverieje, 12 shqiptarë nëpër vende e tyre të punës! Të haruar me vite nga ana e BDI-së, të lënë në mëshirë të fatit, shqiptarët në Qeveri i gjetëm nëpër pozitat më të ulta! Sot, ne si VLEN falë politikave tona për ruatjen e përfaqësimit të shqiptarēve kemi ndajt vendime për avansime për 12 të punësuar që me vite kanë punuar brenda në Qeveri dhe kishin stagnuar në vendin e njëjtë të punës!
Ka kush kujdeset për shqiptarët sepse këtu është VLEN!”, ka shkruar Hasim Murtezani.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume