Ministrja Janevska dhe kryetari i komunës Stefkovski mbikqyrën ndërtimin e shkollës së re fillore në lagjen Çento, investim prej 3 milionë euro

Deri në shtator të vitit të ardhshëm pritet të përfundojë ndërtimi i ndërtesës së re të Shkollës
Fillore "Kërste Misirkov" në lagjen Çento në komunën Gazi Babë, e cila pas gjashtë
dekadash do të zëvendësojë barakat e rrënuara që tani përdoren për mësimdhënie. Ministrja e
Arsimit dhe Shkencës,Prof.Dr.Vesna Janevska dhe kryetari i komunës Boban Stefkovski sot
mbikqyrën punët ndërtimore dhe informuan se aktivitetet po zhvillohen sipas dinamikës së
rënë dakord me realizuesin.
"Bëhet fjalë për investim prej gati 3 milionë euro, të cilin presim ta përfundojmë deri në
shtator të vitit 2026. 30 klasa dhe kabinete të reja do të jenë në dispozicion të mësimdhënësve
dhe fëmijëve në moshë shkollore nga kjo lagje, dhe objekti do të përdoret edhe nga shumë
gjenerata të reja. Pas 6 dekadash, shkolla e vjetër do të zëvendësohet me një të re”, theksoi
kryetari i komunës Stefkovski.
Ministrja Janevska theksoi se infrastruktura është një nga kushtet themelore për procesin
edukativo- arsimor cilësor, krahas programeve mësimore dhe teksteve shkollore, si dhe
mësimdhënësve të motivuar për punë. Në këtë drejtim, Qeveria është fuqimisht e përkushtuar
për ndërtimin e objektev të reja shkollore dhe rikonstruimin e atyre të rrënuara
"Aktualisht, kemi mbi 30 investime aktive në infrastrukturë me vlerë prej 32 milionë euro.
Po ndërtojmë 8 ndërtesa të reja shkollore dhe kjo është njëra prej tyre. Po rikonstruojmë 20
shkolla, po ndërtojmë 4 salla të reja sportive ndërsa po rekonstruohen plotësisht dy konvikte
të studentëve në Shkup”, informoi Janevska, duke shtuar se komuna e Gazi Babës ka kryetar
komune, këshill komunal dhe administratë që u kushtojnë vëmendje të veçantë të rinjve dhe
kushteve për arsimimin e tyre.
Infrastruktura arsimore po modernizohet. Mësimdhënësit motivohen me kushte më të mira
pune dhe paga që janë rritur me mbi 12% në 10 muaj, ndërsa siç theksoi Janevska, po
sigurohen programe të reja mësimore dhe tekste shkollore të reja në të cilat nuk ka gabime
dhe pasaktësi si në të kaluarën, ndërsa përmbajtja është përshtatur me trendet bashkëkohore
dhe arritjet shkencore. Sipas saj, arsimi po merr drejtim të mirë dhe po përmirëson cilësinë që
ishte shkatërruar në shtatë vitet e qeverisjes së mëparshme.