Erdhi me premtime të mëdha, por nga ajo që ka premtuar, asgjë nuk është realizuar. Zhelina po thahet, Zhelina po digjet, sepse që nga viti 2017 është premtuar se do të ketë investitorë të huaj për zgjidhjen e problemit me ujin e pijshëm.

“Sa të marrim komunën, kemi investitor të huaj për ujin e pijshëm”, ishte deklarata e dhënë nga Blerim Sejdiu, kryetari aktual i Komunës së Zhelinës. Por, pas 8 vitesh qeverisje, problemi me mungesën e ujit të pijshëm mbetet i pazgjidhur.

Nga ana tjetër, sipas dokumenteve zyrtare, Komuna e Zhelinës ka mbi 5 milion euro borxhe, ndërsa Ndërmarrja Komunale NPK-Zhelina po shkon çdo vit në humbje me mbi 84 mijë euro.

Në lidhje me këto premtime të pambajtura, dega e BDI-së në Zhelinë ka reaguar duke ia kujtuar Blerim Sejdiut se pas 8 viteve qeverisje, Zhelina ende nuk ka ujë të pijshëm dhe qytetarët vazhdojnë të përballen me kushte bazike të paplotësuara.

“Nuk jemi këtu për humor, por për ndryshim.
Shihemi në fletëvotim, aty nuk ka tastierë që të fshin realitetin” thuhet në reagimin e BDI-Zhelinë.

Ndryshe zgjedhjet lokale do të mbahen në tetor të këtij viti, por sipas anketave të fundit, të gjithë kryterët aktual kanë rënie tek opinioni për shkak mosrealizimeve të premetimeve të tyre.