Më shumë se një vit e gjysmë pas dëmtimit të rëndë në gju, Gavi është rikthyer zyrtarisht në ekipin kombëtar të Spanjës.

Mesfushori i Barcelonës u lëndua në nëntor 2023 në një ndeshje kundër Gjeorgjisë, por tani është rikuperuar plotësisht.

Forma e tij është përmirësuar ndjeshëm gjatë sezonit të kaluar dhe rikthimi në kombëtare erdhi.

Gavi ka folur për Luis Enriquen, trajnerin e PSG-së që fitoi Ligën e Kampionëve dhe trajneri i parë që e grumbulloi në Kombëtaren e Spanjës.

“Për mua, Luis Enrique është numri një, ai është më i miri. Jam shumë i lumtur për të sepse e meriton, si ai, familja e tij dhe Rafel Pol”, u shpreh Gavi në një intervistë për ‘Tot Costa’ në Catalunya Radio.

Gavi, i cili do të mbajë sërish fanellën me numrin 9, pritet të jetë pjesë e ndeshjes së madhe ndaj Francës këtë të enjte në Stuttgart.

Mesfushori andaluzian e cilësoi sezonin si historik për Barcelonën, pavarësisht dështimit për ta fituar Ligën e Kampionëve.

“Ky sezon ka qenë i jashtëzakonshëm për ekipin. Nuk e fituam Ligën e Kampionëve, por kemi bërë një sezon që do të mbahet mend,” shtoi ai.

Tani, ai e sheh titullin me ekipin kombëtar si mënyrën më të mirë për të përmbyllur këtë rikthim emocional dhe për të kurorëzuar një kapitull të ri në karrierën e tij.