Pas përfundimit të procesit të vlerësimit nga komisioni përkatës, janë shpallur përfituesit e thirrjes publike për mbështetje financiare të shoqatave dhe fondacioneve në kuadër të Programit të Ministrisë së Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive.

Lajmin e bëri të ditur zëvendëskryeministri Arben Fetai, i cili theksoi rëndësinë e këtij programi si një mekanizëm për forcimin e partneritetit ndërmjet qeverisë dhe sektorit civil, një faktor kyç për zhvillimin demokratik, politikëbërjen gjithëpërfshirëse dhe ndërtimin e një shoqërie të qëndrueshme.

“Jam veçanërisht i lumtur dhe krenar që mes organizatave përfituese është edhe Shoqëria Kulturore ‘Jeta e Re’ nga Sllupçani, e cila me përkushtimin dhe energjinë e të rinjve të saj mban gjallë traditën dhe shpirtin kulturor në rajonin e Likovës”, u shpreh Fetai.

Ai uroi të gjithë përfituesit për sukseset e tyre dhe u shpreh i bindur se projektet që do të realizohen me këto grante do të pasurojnë më tej jetën kulturore, sociale dhe demokratike të vendit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume