Sipas raportimeve të fundit nga Gianluca Di Marzio, AC Milan është shumë pranë një goditjeje të madhe në merkato: Luka Modric.

Klubi kuqezi është optimist se do të sigurojë firmën e mesfushorit kroat brenda ditës së nesërme, 4 qershor.

Pas kontakteve pozitive mes palëve gjatë orëve të fundit, Modric ka dhënë “ok”-in e tij për transferimin në Milano.

Ai ka dhënë një hapje të plotë për kalimin te Milan, vetëm pak ditë pasi zyrtarisht u largua nga Real Madrid, ku kaloi plot 13 vite dhe shkroi histori me fanellën e “Los Blancos”.

Për 38-vjeçarin është gati një kontratë njëvjeçare që do ta rikthente në skenën e madhe të futbollit europian, këtë herë në Serie A.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume