Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka uruar Numan Kurtulmuş për rizgjedhjen e tij si Kryetar i Asamblesë së Madhe të Turqisë.

Në një mesazh urimi, Gashi shprehu kënaqësinë e tij për këtë emërim, duke e cilësuar atë si një konfirmim të qartë të besimit dhe vlerësimit për udhëheqjen e përgjegjshme dhe vizionare të Kurtulmuş.

“Duke vlerësuar marrëdhëniet e fuqishme miqësore mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Turqisë, shpreh përkushtimin tim serioz për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërparlamentar mes dy vendeve tona,” theksoi Gashi.

Ai i uroi Kurtulmuşit suksese të mëtejshme në detyrën e tij të rëndësishme.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume