Më 03.06.2025 në orën 09.30 në SPB Shkup, nga Kompleksi i Klinikave “Nënë Tereza” Shkup është denoncuar se u është sjellë një fëmijë trevjeçar nga Kavadari, i cili më parë ka pasur probleme shëndetësore. Mjeku konfirmoi vdekjen, ndërsa në bisedë zyrtare, nëna e tij T.Gj.S. (36) nga Kavadari deklaroi se rreth orës 03.00 e çoi në Spitalin e Përgjithshëm Kavadar, praj nga i udhëzuan në Klinikën e Sëmundjeve të Fëmijëve në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” Shkup, ku në orën 08.45 është konstatuar vdekja. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i fëmijës së ndjerë është dorëzuar për obduksion.TS