Imer Aliu, përfaqësues i lartë i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), ka reaguar ndaj përplasjeve mes BDI-së dhe VLEN-it lidhur me hyrjen e ALTA Bankës në tregun e Maqedonisë së Veriut.

Sipas Aliut, të dyja palët po përpiqen t’ia hedhin përgjegjësinë njëra-tjetrës, ndërkohë që, sipas tij, përfaqësojnë të njëjtën mendësi politike.

“BDI dhe VLEN po zihen se kush ka më pak merita për hyrjen e ALTA Bankës në tregun e Maqedonisë. Në fakt, janë të njëjtët njerëz, me të njëjtën mendësi politike, vetëm me emra e role të ndryshme”, shprehet Aliu.

Ai ironizon edhe me votuesit e dy subjekteve politike, duke theksuar se ata vazhdojnë të kërkojnë dallime mes BDI-së dhe VLEN-it, ndërkohë që, sipas tij, vetë këto dy subjekte po dëshmojnë të kundërtën.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume