Ka shumë përçarje midis Barcelonës dhe Athletic Bilbaos, dhe duket se gjërat vetëm sa do të përkeqësohen.
Këtë javë, Enric Masip, këshilltar i presidentit të Barcelonës, Joan Laporta, kritikoi atmosferën në stadiumin e Bilbaos në San Mames, duke kritikuar ashpër mënyrën se si u prit skuadra e Hansi Flick pasi luajti ndeshjen e fundit të sezonit kundër Bilbaos.
Presidenti i Bilbaos, Uriarte, i është kundërpërgjigjur Masip dhe Barcës në një konferencë për shtyp, duke pretenduar se edhe Barcelona u soll keq kur mbërriti për ndeshjen, me Laportën që refuzoi të përshëndeste anëtarët e bordit të ekipit vendas.
“Nuk ishte Messi”, Bojan tregon lojtarin më të mirë me të cilin ka luajtur ndonjëherë te Barcelona
Lexo po ashtu
“Nuk ishte Messi”, Bojan tregon lojtarin më të mirë me të cilin ka luajtur ndonjëherë te Barcelona
“Zakonisht takohesh me bordin kundërshtar një orë para fillimit të ndeshjes. Laporta mbërriti rreth njëzet minuta më herët”, deklaroi Uriate.
“Presidenti i ekipit vendas ka një orar të caktuar dhe është shumë i zënë. Ekipi mysafir nuk ka shumë për të bërë dhe zakonisht është ai që merr iniciativën. Në fakt, ai (Laporta) nuk erdhi të më përshëndetë as mua”.
“Nuk u ndjeva i lënduar. Nuk e bëra këtë në pushimin e pjesës së parë. Në fund, i shtrëngova dorën dhe e urova, një formë urimi”.
Tifozët e Barçës bëjnë shaka për atë që mund të kenë biseduar Ancelotti dhe Raphinha
Lexo po ashtu
Tifozët e Barçës bëjnë shaka për atë që mund të kenë biseduar Ancelotti dhe Raphinha
“Nuk mora përgjigje. Bëra të njëjtën gjë me zëvendëspresidentin dhe ai më falënderoi. Nuk mora asnjë urim për kualifikimin në Ligën e Kampionëve”, shtoi kreu i Bilbaos.
Tifozët e Athletic Bilbaos fishkëllyen dhe ofenduan presidentin e Barcelonës gjatë gjithë ndeshjes, me La Liga që dënoi sjelljen e tyre.