Shqipëria do të përballet me Serbinë në një ndeshje të rëndësishme kualifikuese për Kupën e Botës 2026. Ndeshja do të zhvillohet në orën 20:45 në “Arenën Kombëtare” në Tiranë.

Kjo përballje është e ngarkuar emocionalisht për shkak të historisë së tensionuar mes dy vendeve, veçanërisht pas incidentit të vitit 2014 në Beograd, ku një dron me flamurin e “Shqipërisë së Madhe”, shkaktoi ndërprerjen e ndeshjes dhe përleshje në fushë, shkruan KosovaPress.

Për të garantuar mbarëvajtjen e ndeshjes, autoritetet shqiptare kanë ndërmarrë masa të rrepta sigurie. Janë angazhuar mbi 2,000 efektivë policie për të siguruar rendin brenda dhe jashtë stadiumit. Gjithashtu, është vendosur ndalimi i tifozëve serbë për të shmangur tensionet e mundshme.

closevolume_off
Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, dhe kapiteni Berat Gjimshiti kanë theksuar rëndësinë e ndeshjes, duke u fokusuar në aspektin sportiv dhe duke kërkuar përqendrim maksimal nga lojtarët për të arritur fitoren.

Të ngjajshme

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume