Sipas transmetuesit shtetëror saudit Al-Ekhbariya dhe raportimeve të drejtpërdrejta të mediave lokale të monitoruara nga Anadolu, grupet e para të haxhilerëve mbërritën që herët në kompleksin e Jamaratit në Mina për të përmbushur ritin e goditjes së tre shtyllave që simbolizojnë djallin.

Ministria e Brendshme Saudite, në një deklaratë të shtunën, u bëri thirrje haxhilerëve të ndjekin me përpikmëri rrugët e caktuara për të shkuar dhe për t’u kthyer nga kompleksi i Jamaratit, për të shmangur grumbullimet dhe aksidentet.

Autoriteti i Përgjithshëm për Statistikën në Arabinë Saudite njoftoi se numri i haxhilerëve për vitin 1446 sipas kalendarit islamik është 1.673,230, nga të cilët 1.506.576 kanë ardhur nga jashtë mbretërisë.

Ndërkohë, numri i pelegrinëve vendas, qytetarë dhe rezidentë të Arabisë Saudite, është 166.654.

Vitin e kaluar, mbi 1,8 milion myslimanë nga 200 vende të ndryshme të botës morën pjesë në Haxh.

Haxhi është një nga pesë shtyllat e Islamit dhe një detyrim fetar që çdo mysliman duhet ta kryejë të paktën një herë në jetë, nëse është financiarisht dhe fizikisht i aftë.

Ky pelegrinazh përfshin një sërë ritualesh që ilustrojnë thelbin e fesë islame dhe përkujtojnë sprovat e Profetit Ibrahim dhe familjes së tij.