Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar dëshmorët Enver Dobraj, Jetmir Mazrekaj, Gazmend Lokaj, Ramiz Raci, Safet Rexhepi dhe Shaban Shabanin.

Haradinaj tha se sa herë i kërkoi atdheu këta dëshmorë, ata ishin të gatshëm për sakrificë, transmeton Klankosova.tv.

“Sa herë e kërkoi Atdheu, ata ishin të gatshëm për sakrificë. Enver Dobraj, luftëtar sypatrembur me pushkën e të cilit u shënuan shumë beteja kundër armikut. Të tillë ishin edhe Jetmir Mazrekaj, Gazmend Lokaj, Ramiz Raci, Safet Rexhepi dhe Shaban Shabani. Nder dhe lavdi përjetë!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume