Një person ka ndërruar jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë në rrugën Ferizaj-Prishtinë.

Aksidenti me dy veturave dhe një motoçiklete ndodhi rreth orës 17:30.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti deklaroi se viktimë e aksidentit është ngasësi i motoçikletës, 46-vjeçar.

“ Vdekjen e viktimës mashkull U.B 46 vjeç, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, deklaroi Ahmeti.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume