Analisti Driton Tali, ka reaguar me tone të ashpra përmes një postimi në rrjetet sociale pas ndeshjes Shqipëri-Serbi.

Ai shkruan: “Veç mos kujtoni që në Beograd kaloni kështu. Për mirëseardhje e keni ‘Ubij, ubij, ubij Šiptara’ e pastaj ‘Ubij, zakolji, da Šiptar ne postoji’.”

Me këtë mesazh, Tali paralajmëron për klimën armiqësore që sipas tij vazhdon të ekzistojë në Serbi ndaj shqiptarëve, duke shtuar: “Mos thuani që nuk ju tregova.”

Postimi i plotë:

Veç mos kujtoni që në Beograd kaloni kështu.

Për mirëseardhje e keni “Ubij, ubij, ubij šiptara”.

E pastaj e vazhdojnë me “Ubij, zakolji, da šiptar ne postoji”…

Mos thuani që nuk ju tregova.