Prokuroria e Tiranës ka çuar për gjykim dosjen ndaj imamit të njohur Ahmet Kalaja, i cili akuzohet për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, kryer në bashkëpunim. Kjo vepër parashikon dënim me gjobë ose deri në tre vite burg.

Kalaja, që drejton xhaminë “Dine Hoxha” në rrugën e Kavajës, dyshohet se ka penguar hetimet e një operacioni të drejtorisë së antiterrorit në vitin 2022, duke mos dorëzuar pamjet e kamerave të sigurisë të xhamisë. Sipas hetuesve, këto pamje mund të ndihmonin në zbardhjen e aktivitetit të disa personave që shpërndanin materiale me përmbajtje nxitëse ndaj urrejtjes dhe përçarjes fetare.

I kontaktuar nga Euronews Albania, Kalaja i mohoi akuzat, duke e cilësuar çështjen si një “keqkuptim” dhe theksoi se ka bashkëpunuar me autoritetet në çdo fazë të hetimeve.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume