Një rast i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Kanada, ku nënë e djalë nga Kosova kanë humbur jetën tragjikisht. Sipas informatave të para dyshohet se fëmija dhe nëna u mbytën gjatë përpjekjes kur kjo e fundit po bënte për ta shpëtuar djalin e saj.

Komuniteti shqiptar në Montreal ka publikuar foton familjare duke shprehur ngushëllime për humbjen e dy jetëve.

“Komuniteti shqiptar në Montreal tronditet sërish me humbjen e jetës së Elzina (34 vjeç) dhe E (3 vjeç)”.

Postimi i plotë:

Ngushëllime ka shprehur edhe faqja “Trestenik Pejë”.

“Nuk kemi fjalë për të shprehur dhimbjen tonë për humbjen”, thuhet në postimin e tyre.

Postimi i plotë:

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume