Një sulm ajror izraelit, i nisur në orët e para të së premtes, ka shkaktuar vdekjen e gjeneralit Mohammad Bagheri, shefit të shtabit të forcave të armatosura të Iranit, njoftoi televizioni shtetëror iranian.

Bagheri, i cili ka shërbyer më parë si komandant i lartë në Gardën Revolucionare Islamike, është një prej figurave më të rëndësishme ushtarake të Iranit që u ekzekutua në këtë sulm.

ads.tetovasot.com ads.tetovasot.com

Raporti zyrtar i mediave iraniane nuk dha detaje të mëtejshme mbi rrethanat e sulmit ose për fatin e personave të tjerë të përfshirë.

Në sulmin e së premtes, Izraeli ka goditur objektiva të ndryshme ushtarake dhe bërthamore në disa qytete të Iranit, duke shkaktuar humbje të shumta, përfshirë vrasjen e disa zyrtarëve ushtarakë dhe shkencëtarëve bërthamorë.