Superkompjuteri i Inteligjencës Artificiale ka parashikuar që finalja e Kupës së Botës për Klube në korrik do të luhet midis Real Madridit dhe Paris Saint-Germain.
Kupa e Botës për Klube fillon mbrëmjen mes së shtunës dhe të dielës me ndeshjen e parë në formatin e ri me 32 skuadra që do të luhet në stadiumin Hard Rock në Miami midis Inter Miamit dhe Al-Ahly nga Egjipti.
Kjo garë do të zhvillohet deri më 13 korrik, kur do të mbahet finalja e madhe. Por, kush pritet ta fitojë atë?
Interesim i dobët i tifozëve për hapjen e Kupës së Botës për Klube: As Messi nuk po ndihmon, FIFA po bën lëvizje të dëshpëruara
Lexo po ashtu
Interesim i dobët i tifozëve për hapjen e Kupës së Botës për Klube: As Messi nuk po ndihmon, FIFA po bën lëvizje të dëshpëruara
Inteligjenca Artificiale ka parashikuar një finale mes fituesit të sivjetmë të Ligës së Kampionëve, PSG-së dhe klubit më të trofeshëm evropian, Real Madridit.
Sipas superkompjuterit të tyre, Real Madridi përfundimisht do të dalë kampion, duke e mposhtur PSG-në me rezultat 3-2 në finale.
Kylian Mbappe pritet të shënojë dy herë në atë finale, me Vinicius Junior, Ousmane Dembele dhe Fabian Ruiz që do të jenë gjithashtu në listën e shënuesve.
Nëse Real Madridi fiton turneun, ata do të largohen me gati 150 milionë dollarë fitime.
Real Madridi do të mbajë gjithashtu stemën e Kampionit të Botës në fanellën e tyre për katër vjet, deri në turneun e ardhshëm.