Liverpooli thuhet se ka rënë dakord për një marrëveshje për të nënshkruar me yllin e Bayer Leverkusen, Florian Wirtz, për një tarifë rekord britanike prej 116 milionë funtesh (136 milionë euro).

Paul Joyce i The Times raportoi se Wirtz është gati të nënshkruajë për 100 milionë funte (117 milionë euro) paraprakisht, që mund të rritet edhe 16 milionë funte tjera (19 milionë euro), duke shkuar në një total prej 136 milionë eurosh me bonuse.

Në anën tjetër, sipas David Ornsteit të The Athletic, ylli gjerman do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare që do ta mbante atë deri në verën e vitit 2030 në Anfield.

Gjermani pritet të bëhet transferimi i dytë i verës i Liverpoolit, pasi lojtari tjetër i Leverkusenit, Jeremie Frimpong, iu bashkua Reds më herët gjatë afatit kalimtar.

Wirtz thuhet se do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore në kohën e duhur.

ads.tetovasot.com ads.tetovasot.com

Ndryshe, gjermani ka bërë përshtypje në Bundesligë gjatë dy sezoneve të fundit dhe është vendosur si një pjesë integrale e ekipit nën drejtimin e ish-trajnerit Xabi Alonso.

22-vjeçari ishte një lojtar kyç në sezonin pa humbje të Leverkusenit për fitoren e titullit në sezonin 2023/24 dhe do të largohet nga klubi pasi ka shënuar 57 gola dhe ka dhënë 65 asistime në të gjitha garat, duke fituar gjithashtu çmimin e Lojtarit të Sezonit të Bundesligës po atë sezon.

Meqenëse Liverpooli nuk merr pjesë në Kupën e Botës për Klube 2025, paraqitja e parë e Wirtz mund të jetë në Community Shield kundër Crystal Palace.