SPB Veles ngriti kallëzim penal kundër O.I. (35) nga Velesi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 09.03.2025 në rrugën rajonale Veles-Shtip, në vendin e quajtur “Nyja e Shtipit”, nëpunësit policorë ushtruan kontroll në automjetin e pasagjerëve “Opel”, në të cilin bashkëudhëtar ishte i denoncuari, me ç’rast i është gjetur dhe sekuestruar heroinë.TS