Sot (13.06.2025) në orën 03.50 në SPB Shkup u denoncua se në f. Bardhovc, rrethi i Shkupit, është djegur një automjet pasagjerësh “Folksvagen Pasat” me targa regjistrimi të Shkupit, pronë e I.Gj. (36) nga f. Bardhovc. Nga zjarri u përfshi edhe një automjet pasagjerësh “Opel” me targa regjistrimi të Shkupit, pronë e M.N. (67) nga Shkupi. Persona të lënduar nuk ka, ndërsa zjarri u shua nga ekipi i Brigadës së Zjarrfikësve – Shkupi. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e kreu ekipi i SPB Shkup dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.TS