Tensionet në Lindjen e Mesme kanë arritur një pikë të rrezikshme, pasi Izraeli ka ndërmarrë sulme ajrore të drejtpërdrejta ndaj objekteve bërthamore të Iranit. Operacioni ushtarak, i konfirmuar nga vetë kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, synon çmontimin e kapaciteteve bërthamore të Teheranit, të cilat Izraeli i konsideron si një kërcënim ekzistencial.

– Advertisement –
Nga ana tjetër, autoritetet iraniane kanë paralajmëruar hakmarrje të ashpër dhe kanë vënë ushtrinë dhe Gardën Revolucionare në gatishmëri të lartë. Mbi 100 dronë iranianë janë lëshuar drejt territorit izraelit.

Por cila është fuqia e dy vendeve në rast të një përplasjeje “kokë më kokë” me njëra-tjetrën dhe renditja e 2 ushtrive në rang global?

Izraeli ka avantazh në teknologji dhe fuqi ajrore, ndërsa Irani në numër trupash dhe mjete tokësore. Një konflikt i drejtpërdrejtë do të kishte pasoja të rënda për sigurinë rajonale dhe globale. Një luftë me trupa në terren është e pamundur mes dy vendeve për shkak të largësisë gjeografike me njëri tjetrin. Përplasja mund të vijojë me sulme ajrore, ku më i favorizuar është Izraeli për shkak se ka “Kupolën e hekurt”, një sistem mbrojtës ajror shumë efikas.

Euronews Albania iu sjell më poshtë potencialin ushtarak të të dy vendeve, qoftë sipas buxhetit, numrit të avionëve, tankeve, armëve bërthamore, etj.

Renditja globale dy ushtrive:

Izraeli në vendin e 17 Irani në vendin e 14

Koka bërthamore:

Izraeli 90 Irani 0

Drejtuesit:

Benjamin Netanyahu kryeministër i Izraelit Masoud Pezeshkian president i Iranit

Buxheti i mbrojtjes:

Izraeli 24.4 bilion $ Irani 9 bilion $

Popullsia:

Izraeli 9.04 milionë banorë Irani 87.59 milionë banorë

Personel aktiv ushtarak:

170 mijë Izraeli 610 mijë Irani

Rezervistë ushtarak:

465 mijë Izraeli 350 mijë Irani

Forcat paramilitare:

Izraeli 35 mijë Irani 220 mijë

Avionë në total:

612 Izraeli 551 Irani

Avionë luftarakë:

241 Izraeli 186 Irani

Avionë sulmi:

39 Izraeli 23 Irani

Avionë transporti:

12 Izraeli 86 Irani

Avionë trajnimi:

155 Izraeli 102 Irani

Avionë misionesh speciele:

23 Izraeli 10 Irani

Avionë bombardues:

ads.tetovasot.com ads.tetovasot.com

14 Izraeli 7 Irani

Helikopterë:

146 Izraeli 129 Irani

Helikopterë sulmi:

48 Izraeli 13 Irani

Tanke:

1370 Izraeli 1996 Irani

Automjete luftarake të blinduara:

43,407 Izraeli 65,765 Irani

Automjete artilerie:

650 Izraeli 580 Irani

Artileri e lehtë:

300 Izraeli 2050 Irani

Rakethedhës:

150 Izraeli 775 Irani

Anije luftarake:

67 Izraeli 101 Irani

Aeroplanmbajtëse:

Izraeli 0 Irani 0

Anije mbajtëse helikopterësh:

Izraeli 0 Irani 0

Anije shkatërruese:

Izraeli 0 Irani 0

Fregata:

Izraeli 0 Irani 7

Korveta:

Izraeli 7 Irani 3

Anije patrulluese:

Izraeli 45 Irani 21

Anije minahedhëse:

Izraeli 0 Irani 1

Nëndetëse:

Izraeli 5 Irani 19

Buxheti vjetor i mbrojtjes:

Izraeli 547.76 Bilion $ Irani 1.78 Trilion $