Ushtria izraelite është gati të rifillojë sulmet ndaj objektivave në kryeqytetin e Iranit, Teheran, tha të shtunën kreu i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF).

“IDF po vepron sipas planeve të saj operacionale dhe avionët luftarakë të IAF (Forcave Ajrore të Izraelit) janë gati të rifillojnë sulmet ndaj objektivave në Teheran”, thanë të shtunën Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të IDF-së, Eyal Zamir, dhe Shefi i Forcave Ajrore, Tomer Bar, shkruan BBC.

Si Izraeli ashtu dhe Irani shkëmbyen zjarre gjatë natës. Raportohet se 60 persona janë vrarë pas një sulmi izraelit ndaj një ndërtese banimi në Teheran, mes tyre 20 fëmijë, përfshirë një foshnje vetëm 6 muajshe.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume