12:24 – Irani paralajmëron hakmarrje nëse ShBA, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar ndihmojnë Izraelin

Media shtetërore iraniane ka raportuar se Irani ka lëshuar një paralajmërim për Shtetet e Bashkuara të Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën që të mos e ndihmojnë Izraelin të ndalojë sulmet hakmarrëse të Teheranit.

Media shtetërore thotë se Teherani do të shënjestrojë bazat ushtarake dhe anijet e vendosura në rajon nëse të tre vendet i ofrojnë mbështetje Izraelit.

Ky paralajmërim vjen pas një sërë sulmesh ndërmjet Izraelit dhe Iranit, që nisën qysh nga orët e hershme të së premtes, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

12:13 – Foshnja tre-muajshe nxirret e gjallë nga rrënojat pas sulmit iranian në Izrael

Një foshnjë tre-muajshe ishte midis atyre që u shpëtuan nga rrënojat pasi sulmet hakmarrëse të raketave iraniane goditën shtëpitë në Izraelin qendror.

Të paktën tre persona u vranë dhe 20 u plagosën kur Rishon LeZion, një periferi e Tel-Avivit, u godit nga një breshëri raketash herët në mëngjes, raporton “Telegraph”, transmeton Klankosova.tv.

Një oficer policie u pa duke e mbajtur foshnjën, e cila shërbimet e emergjencës thanë se ishte plagosur lehtë.

“E tërhoqa në krahët e mi dhe pastaj ia dhashë oficerit të parë të policisë që pashë, dhe pastaj fillova të nxirrja të gjithë anëtarët e tjerë të familjes”, tha Idan Chen, kapiteni i shërbimit të zjarrfikësve dhe shpëtimit.

“Ndërsa po e bënim këtë, kishte njerëz të bllokuar në shtëpinë sipër dhe pranë – dhe përballë kishte një zjarr”, i tha ai agjencisë izraelite të lajmeve “Walla”.

12:02 – Ministri izraelit i Mbrojtjes: Teherani do të digjet nëse sulmet vazhdojnë

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, tha të shtunën se njerëzit në Teheran do të paguajnë rëndë nëse Irani vazhdon me sulmet e tij me raketa, duke paralajmëruar se kryeqyteti iranian do të digjet.

“Diktatori iranian po i kthen qytetarët e Iranit në pengje dhe po krijon një realitet në të cilin ata – veçanërisht banorët e Teheranit – do të paguajnë një çmim të rëndë për sulmet kriminale ndaj civilëve izraelitë”, tha Katz pasi zhvilloi një takim mbi situatën me udhëheqësit e ushtrisë izraelite, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

“Nëse Khamenei vazhdon të qëllojë me raketa në frontin e brendshëm izraelit, Teherani do të digjet”, shtoi Katz.

11:20 – Izraeli do të rifillojë sulmet ajrore ndaj Teheranit

Ushtria izraelite është gati të rifillojë sulmet ndaj objektivave në kryeqytetin e Iranit, Teheran, tha të shtunën kreu i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF).

“IDF po vepron sipas planeve të saj operacionale dhe avionët luftarakë të IAF (Forcave Ajrore të Izraelit) janë gati të rifillojnë sulmet ndaj objektivave në Teheran”, thanë të shtunën Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të IDF-së, Eyal Zamir, dhe Shefi i Forcave Ajrore, Tomer Bar, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Si Izraeli ashtu dhe Irani shkëmbyen zjarre gjatë natës. Raportohet se 60 persona janë vrarë pas një sulmi izraelit ndaj një ndërtese banimi në Teheran, mes tyre 20 fëmijë, përfshirë një foshnje vetëm 6 muajshe.

11:02 – Sulmi izraelit në Tehran vret 60 persona, përfshirë 20 fëmijë dhe një foshnje 6 muajshe

Sipas një gazetari të medias shterërore iraniane, gjashtëdhjetë persona janë vrarë pas një sulmi izraelit ndaj një ndërtese banimi në Teheran.

Siç raporton CNN, transmeton Klankosova.tv, 20 fëmijë u vranë në ndërtesën e banimit, përfshirë një foshnje vetëm 6 muajshe. Ndërkaq, dhjetë trupa thuhet se mbeten nën rrënoja.

Televizioni iranian transmetoi pamje direkte të punëtorëve që po hiqnin mbeturinat nga vendi i ndërtimit të një ndërtese 14-katëshe në kompleksin rezidencial Shahrak-e Shahid Chamran në Teheran.

I dërguari i Iranit në OKB, Amir Saeid Iravani, tha të premten se të paktën 78 persona ishin vrarë nga sulmet izraelite. Nuk ishte menjëherë e qartë nëse 60 të vrarët në ndërtesën e banimit ishin përfshirë në numrin e tij.

10:19 – Izraeli thotë se goditi dhjetëra objektiva në Teheran

Ushtria izraelite ka deklaruar se forcat ajrore të vendit goditën “dhjetëra” objektiva në Teheran gjatë natës, duke përfshirë infrastrukturën e raketave tokë-ajër.

ads.tetovasot.com ads.tetovasot.com

Gjeneral Major Tomer Bar thotë në një deklaratë se sulmet kishin “rëndësi operacionale dhe kombëtare”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

“Vendet strategjike u dëmtuan”, shtoi ai.

09:37 – Irani rrëzon dronët izraelitë në kufirin e Salmasit

Irani tha se kishte rrëzuar dronë izraelitë që kaluan kufirin e tij veriperëndimor pranë Salmasit, raportoi të shtunën televizioni i shtetit, Nour News.

“Luftëtarët islamikë ia dolën të rrëzojnë dronët izraelitë që kanë kaluar kufirin tonë”, thuhet në raportim, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

Dronët kanë qenë një element kyç i sulmit të Izraelit ndaj Iranit, të cilin e nisi në orët e para të mëngjesit të së premtes. Zyrtarët izraelitë të sigurisë thanë se përpara sulmit, Izraeli kishte krijuar një bazë për lëshimin e dronëve shpërthyes brenda Iranit dhe dronët u përdorën më vonë për të synuar lëshuesit e raketave pranë Teheranit.

09:10 – Vazhdojnë kërkimet për të bllokuarit nën rrënoja pas sulmit iranian në Izrael

Këtë të shtunë, që nga orët e hershme të mëngjesit po vijojnë kërkimet për banorët e bllokuar nën rrënoja, pas asaj që policia e quajti një sulm vdekjeprurës me raketa iraniane që goditi pranë një zone banimi të Rishon Lezion në jug të Tel Avivit.

Në një imazh të ndarë nga policia izraelite, policja Aviv Sarga është fotografuar duke mbajtur një foshnjë nga zona e impaktit, ku shërbimet e emergjencës konfirmuan se dy persona u vranë dhe 19 u plagosën, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

Agjencia kombëtare e reagimit ndaj emergjencave Magen David Adom (MDA) tha se punonjësit e saj “hasën në shkatërrimet e disa ndërtesave” kur mbërritën në vendngjarje.

“Disa nga të plagosurit ishin bllokuar nën rrënoja; të tjerë ishin të plagosur në këmbë”, thanë zyrtarët e MDA në një deklaratë. “Kjo ishte një skenë e vështirë dhe komplekse, dhe ne po vazhdojmë kërkimin për t’u siguruar që askush të mos mbetet i bllokuar.”

08:48 – Irani dhe Izraeli shkëmbyen zjarr gjatë natës, ja çfarë po ndodh atje

Irani ka nisur një valë sulmesh hakmarrëse në përgjigje të sulmeve të Izraelit ndaj objekteve të tij bërthamore dhe raketore.

Dy persona kanë vdekur në këto sulme, sipas shërbimeve izraelite të emergjencës. Forca Mbrojtëse Izraelite (IDF) thotë se po vazhdon të sulmojë Iranin, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Ja çfarë tjetër duhet të dini:

-Dhjetëra njerëz janë plagosur, thotë shërbimi i emergjencës së Izraelit, pas sulmeve me raketa në rajonin qendror të Rrafshit Bregdetar.

-Korrespondentët e BBC-së kanë raportuar se kanë dëgjuar shpërthime në Izraelin qendror gjatë natës, ndërsa miliona njerëz kërkuan strehim ndërsa sirenat binin.

-Izraeli po vazhdon sulmet ajrore ndaj Iranit, pasi një valë fillestare sulmesh vrau gjashtë shkencëtarë bërthamorë dhe komandantë të lartë iranianë.

-Përfaqësuesi i Iranit në OKB thotë se numri i të vdekurve iranianë nga sulmet e fundit izraelite ishte 78, me më shumë se 320 të plagosur – ai shton se “shumica dërrmuese” janë civilë.

7:21 – Pasojat e sulmeve hakmarrëse me raketa të Iranit në Tel Aviv (FOTO)

Forcat iraniane lëshuan disa valë raketash drejt Izraelit gjatë natës.

Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit thanë se shënjestruan qendrat ushtarake dhe bazat ajrore izraelite, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv

Ushtria izraelite pretendoi se ka ndërhyrë në disa nga valët e fundit të raketave iraniane, por ka raportime për njerëz të bllokuar nën rrënojat e ndërtesave.

Derisa, sulmet hakmarrëse të Iranit kanë vrarë të paktën dy persona, thanë autoritetet izraelite. Një person u vra dhe më shumë se 20 u plagosën pasi një raketë iraniane goditi pranë shtëpive në Rishon Lezion, pak në jug të Tel Avivit.

Kurse, në Iran, të paktën 78 persona u vranë në sulmet izraelite, përfshirë zyrtarë të lartë ushtarakë, tha të premten i dërguari i Iranit në OKB, Amir Saeid Iravani. Më shumë se 320 persona u plagosën, shumica prej tyre civilë.