Lëvizja VETËVENDOSJE! ka zyrtarizuar kandidatin e saj për kryetar të komunës së Klinës. Ramiz Rrusta do të garojë në zgjedhjet lokale si përfaqësues i VV-së, me mbështetje të fuqishme nga strukturat qendrore dhe lokale të partisë.

Njoftimi u bë në një takim me kryesinë e Qendrës së VV-së në Klinë, strukturat drejtuese në terren dhe me pjesëmarrjen e Kryeministrit Albin Kurti, Sekretarit Organizativ Arban Abrashi, kryetares së qendrës lokale, Teutë Mulaj, si dhe përfaqësueses nga Koordinimi me Qendra, Filiz Mustafa.

ads.tetovasot.com ads.tetovasot.com

“Klina kërkon dhe meriton ndryshimin në nivel lokal. Atë edhe do ta bëjmë”, thuhet në njoftimin zyrtar të VV-së, duke theksuar se nuk do të ketë më “bastione” politike në këtë komunë, por vetëm angazhim për ndryshim të thellë dhe zhvillim.

VV premton që do të sjellë frymën e investimeve nga niveli qendror edhe në qeverisjen lokale në Klinë, duke vlerësuar përvojën institucionale dhe përkushtimin e Ramiz Rrustës si të duhurin për të udhëhequr komunën.

“Le të angazhohemi çdo ditë, gjithandej lagjeve e fshatrave të Klinës për fitoren e madhe”, thuhet në fund të deklaratës, e cila përmbyllet me urime për qytetarët dhe aktivistët.