Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Israel Katz, ka paralajmëruar udhëheqësin suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, duke thënë se “Teherani do të digjet” nëse Irani vazhdon të lëshojë raketa ndaj civilëve izraelitë.

ads.tetovasot.com ads.tetovasot.com

“Diktatori iranian po i mban peng qytetarët e Iranit, duke krijuar një realitet ku ata, e veçanërisht banorët e Teheranit, do të paguajnë një çmim të rëndë për dëmin e rëndë që po i shkaktohet qytetarëve të Izraelit. Nëse Khamenei vazhdon të lëshojë raketa drejt territorit izraelit, Teherani do të digjet”, tha Katz në një deklaratë.

Ky reagim vjen pasi Irani paralajmëroi Mbretërinë e Bashkuar, SHBA-të dhe Francën që të mos ndihmojnë për të ndaluar sulmet e tij ndaj Izraelit. Më herët u raportua se Irani ka kërcënuar bazat perëndimore në rajon