Izraeli eliminon dy gjeneralë të lartë iranianë, sulmet po vazhdojnë ndaj drejtuesve ushtarakë të Iranit.

Izraeli ka goditur përsëri udhëheqjen ushtarake të Iranit, duke eliminuar dy zv/kryetarë të Shtabit të Përgjithshëm iranian.

Bëhet fjalë për Mehdi Rabbani, përgjegjës për operacionet, dhe Gholamreza Mehrabi, kreun e inteligjencës.

Në një video të publikuar, komandanti i ri i Gardës Revolucionare, Ahmad Vahidi, paralajmëron se hakmarrja do të vazhdojë “sa të jetë e nevojshme”.

ads.tetovasot.com ads.tetovasot.com

Paraardhësi i tij, Hossein Salami, u vra dje në një tjetër sulm të Izraelit, shkruan timesofisrael.

Ndërkohë, ushtria izraelite njofton se po vazhdon të synojë objektivat raketor brenda territorit iranian, duke goditur dhjetëra lëshues raketash tokë-tokë.

Këto sulme janë pjesë e një fushate më të gjerë që synon dobësimin e kapaciteteve ushtarake të Iranit.

Lajmet për sulmet gjatë natës përfshijnë goditje në disa objekte kyçe, përfshirë sistemet e mbrojtjes ajrore të Iranit, duke rritur tensionet në rajonin e Lindjes së Mesme.