Elon Musk, themeluesi i SpaceX, ka konfirmuar se e aktivizoi Starlink për iranianët pasi regjimi islamik kufizoi shërbimet e tij online pas nisjes së sulmeve izraelite që synonin objektet bërthamore iraniane.

Starlink është një konstelacion satelitor i krijuar nga SpaceX që u jep njerëzve internet, veçanërisht në vendet ku interneti i rregullt është i vështirë për t’u gjetur, përcjell Telegrafi.

Satelitët fluturojnë afër Tokës dhe ndihmojnë në ofrimin e internetit të shpejtë me pak vonesë.

“Sinjali është ndezur”, shkroi Musk.

Vendimi i miliarderit për të aktivizuar Starlink në Iran vjen pasi Ministria e Komunikimit e Republikës Islamike njoftoi kufizime dhe ndërprerje të përkohshme në shërbimin e internetit në të gjithë vendin.

“Duke pasur parasysh kushtet e veçanta të vendit, janë vendosur kufizime të përkohshme në internetin e vendit”, thuhet në një deklaratë nga ministria.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume