Izraeli pretendon se ka kryer sulme ndaj infrastrukturës së raketave “tokë-tokë” në perëndim të Iranit, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë ushtria izraelite tha se në Iran është shënjestruar infrastruktura e raketave.
Në një deklaratë tjetër nga ushtria izraelite thuhet se janë hequr udhëzimet e Komandës së Frontit të Brendshëm për të qëndruar pranë strehimoreve në të gjithë vendin për shkak të një sulmi të mundshëm raketor iranian.
– Konflikti që filloi me sulmet e dhunshme të Izraelit ndaj Iranit
Më 13 qershor, Izraeli kreu sulme në shkallë të gjerë duke shënjestruar objektet bërthamore në qytete të ndryshme në Iran, përfshirë edhe nivelin e lartë komandues të ushtrisë.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm iranian, komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionare, disa komandantë të lartë dhe 9 shkencëtarë bërthamorë humbën jetën në sulme ndërsa numri i përgjithshëm i civilëve të vrarë u rrit në 224.
Më tej u tha se 24 persona u vranë dhe më shumë se 500 të tjerë u plagosën në kundërsulmet e ushtrisë iraniane me raketa balistike ndaj Izraelit.
Shumë vende veçanërisht Turqia, e dënuan Izraelin.