Barcelona thuhet se është e interesuar ta kompletojë transferimin e sulmuesit anësor, Nico Williams, nga Athletic Bilbao këtë verë.

Sipas Fabrizio Romanos, Barcelona ka vendosur të aktivizojë klauzolën e lirimit prej 58 milionë eurosh të Nico Williams.

Kështu, klubi katalunas ka marrë në dorë frenat e favoritit për nënshkrimin e lojtarit këtë verë.

Megjithatë, Blaugranët do të duhet të zhvillojnë disa raunde të tjera bisedimesh me agjentin e Williams.

Marrëveshja nuk ka avancuar ende, por Barça po përpiqet që ajo të ndodhë.

Ndryshe, Williams shënoi 11 gola dhe dha shtatë asistime në 45 paraqitje për Athletic Bilbaon sezonin e kaluar.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume