Kampionët e vendit, Shkëndija e Tetovës përmes shortit të hedhur në UEFA ka përfituar për kundërshtar Nju Sentsin e Uellsit për raundin e parë të eliminatoreve të Ligës së Kampionëve. Tetovarët nuk ishin në mesin e skuadrave favorite, por patën fat në short dhe do të përballen me një kundërshtarë të njohur, me të cilin janë takuar edhe më herët në vitin 2018. Asaj kohe, Shkëndija i mposhti britanikët me rezultat të thellë 5:0 në Shkup, ku katër gola shënoi vetëm Besart Ibraimi, teksa në takimin e kthimit u mund me shifra 4:0, por u kualifikuan më tej falë fitores në duelin e parë.

Ndërkohë Drita e Zekirija Ramadanit në xhiron e parë të eliminatoreve për Ligën e Kampionëve do të përballet me Diferdangin e Luksemburgut. Ndeshjet e para eliminatore për Ligën e Kampionëve janë planifikuar për 8 dhe 9 korrik, ndërsa ndeshjet e kthimit do të zhvillohen më 15 dhe 16 korrik. Ndeshja e parë Shkëndija do ta luaj në Uells, teksa atë të kthimit në Shkup.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume