Kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping, që ndodhet në Astana për të marrë pjesë në Samitin e 2-të Kinë-Azi Qendrore, pati një takim me presidentin e Turkmenistanit. Serdar Berdimuhamedov.Gjithashtu Xi , në margjinat e këtij samiti pati një takim me presidentin e Taxhikistanit Emomali Rahmon dhe me presidentin e Kirgizistanit, Sadyr Nurgozhoevich.
Gjatë këtyre takimeve u vu në dukje që mes Kinës dhe vendeve pjesmarrëse në samit ka një besim të fortë reciprok politik, vullnet të fortë për bashkëpunim dhe epërsi të mirë përplotësuese. Në këtë takime u nënvizua se palët duhet të kryejnë mirë integrimin e nismës “Një brez, një rrugë” dhe strategjisë “Rimëkëmbja e Rrugës së Mëndafshit”, të zgjerojnë përmasat e bashkëpunimit ,të përmirësojnë strukturën tregtare dhe të ngrenë nivelin e ndërlidhjes rajonale. Liderët nënvizuan se zbatojnë me vendosmëri parimin e “një Kine” dhe u shprehën të gatshëm për ridimensionimin e marëdhënieve edhe në kuadër të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait .
Pas takimeve liderët e vendeve përkatëse dëshmuan nënshkrimin e shumë dokumenteve të bashkëpunimit mbi marrëveshjet ndërqeveritare të bashkëpunimit ekonomik e teknologjik, dipëomacinë , bujqësinë doganat, teknologjinë , mediat etc