Ushtria izraelite ka bërë të ditur se që nga fillimi i konfliktit të premten, Irani ka lëshuar afro 400 raketa balistike dhe 1 mijë dronë drejt Izraelit.

Sipas të njëjtit zyrtar, nga këto raketa të lëshuara, rreth 20 raketa balistike kanë goditur zona civile në Izrael, shkruan CNN.

Bëhet e ditur se të paktën 24 persona janë vrarë në Izrael që nga fillimi i operacionit të tij të nisur ndaj Iranit më 13 qershor.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume