Borussia Dortmund ka shënuar fitoren e parë në Kupën e Botës për Klube.,
Pas barazimit nga Fluminense në ndeshjen e parë, gjiganti gjerman shënoi fitore ndaj ekipit nga Afrika e Jugut, Mamelodi Sundoëns me rezultat 3:4.
Ishte ekipi afrikan që kaloi i pari në epërsi në minutën e 11-të të ndeshjes.
Por, Dortmundi u rikthye fuqishëm me katër gola të njëpasnjëshëm, shkruan Gazeta Express.
Në vazhdim, Mamlodi Sundoëns shënoi edhe dy gola duke e ngushtuar rezultatin në një gol, por që nuk arritën të bënin më shumë.
Me këtë fitore, Borussia Dortmund merr primatin në grupin F me katër pikë, një më shumë se Mamelodi Sundoëns. Pjesë e grupit janë edhe Fluminense që ka një pikë dhe Ulsan HD pa pikë, e të cilat do të përballen mes vet