Interi fiton me mund të madh ndaj Urawa Reds
Interi ka shënuar fitoren e parë në Kupën e Botës për Klube.
Zikaltrit triumfuan 2:1 ndaj ekipit japonez, Urawa Reds, shkruan Gazeta Express.
Ishin pikërisht japonezët që kaluan të parët në epërsi në minutën e 11-të të ndeshjes.
" "
Ishte Watanabe i cili realizoi në minutën e 11-të të takimit.
E deri në fundin e ndeshjes, Interi pati probleme ta thyejë mbrojtjen kundërsihtare.
Lautaro Martinez realizoi për 1:1 në minutën e 78-të, kurse në minutën e dytë shtesë Carboni realizoi për 2:1.
Me këtë fitore, Interi tani ka katër pikë dhe prin në grupin E.