Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se janë identifikuar personat që u përfshinë në përleshje fizike te qarkorja e Shkupit, respektivisht në afërsi të hyrjes në zonën industriale në Vizbeg.

Sipas Policisë, motivi i rrahjes ka qenë mosmarrëveshja në trafik, ndërsa ndaj personave të njëjtë tashmë janë parashtruar kallëzime përkatëse.