Ushtria izraelite bën me dije se gjatë orëve të fundit ka ndërmarrë sulme ndaj 6 aeroporteve në Iran ku ka shkatërruar mbi 15 avionë dhe pistat e tyre.

Në një postim në rrjetet sociale, IDF informon se aeroportet që u shënjestruan ishin në pjesën lindore dhe perëndimore të Iranit.

Sipas ushtrisë izraelite nga sulmet u shkatërruan avionë luftarake F-15 dhe F05, një avion mallrash dhe një helikopter Cobra.

Ndërkohë është ende e paqartë se kur këto sulme kanë ndodhur dhe nuk ka as një reagim nga Irani në lidhje me to.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume