Izraeli është shumë afër arritjes së qëllimit të tij për të eliminuar kërcënimin e dyfishtë nga raketat balistike dhe programi bërthamor i Iranit, deklaroi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.

Kryeministri izraelit premtoi se vendi i tij nuk do të lejojë të përfshihet në një luftë deri në rraskapitje, por, gjithashtu, tha se nuk do ta përfundojë fushatën iraniane para kohe.

“Ne nuk do t’i kryejmë veprimet tona përtej asaj që është e nevojshme për t’i arritur ato, por gjithashtu nuk do të përfundojmë para kohe. Kur të arrihen qëllimet, operacioni do të përfundojë dhe luftimet do të pushojnë”, deklaori ai për mediat izraelite.

“Nuk kam asnjë dyshim se ky është një regjim që dëshiron të na shkatërrojë dhe kjo është arsyeja pse e nisëm këtë operacion për të eliminuar dy kërcënime specifike për ekzistencën tonë: kërcënimin bërthamor dhe kërcënimin e raketave balistike. Hap pas hapi, po ecim drejt arritjes së këtyre qëllimeve. Jemi shumë, shumë afër realizimit të tyre”, tha ai.

" "

Netanjahu shtoi se centrali bërthamor iranian Fordov ishte dëmtuar rëndë nga bombat amerikane që deportuan në bunkerët e tij mbrëmë, por se shkalla e dëmit mbetet për t’u parë. Teherani u zotua të vazhdojë të mbrohet me çdo kusht.

I pyetur se ku ndodhet tani uraniumi i pasuruar 60 për qind i Iranit, Netanjahu tha: “Ne e kemi ndjekur me vëmendje këtë. Mund t’ju them se është një komponent i rëndësishëm i programit bërthamor.”

“Ky nuk është i vetmi komponent. Nuk ka mjaftueshëm komponentë. Por është një komponent i rëndësishëm dhe ne kemi informacione interesante rreth tij. Do të më falni nëse nuk e ndaj këtë me ju”, tha ai.

Përpara sulmeve të para të Izraelit ndaj impiantit për pasurim të uraniumit më 13 qershor, Irani e kishte rafinuar uraniumin në pastërti deri 60 për qind, një hap i vogël krahasuar me afërsisht 90 përqind, që është cilësi për bombë dhe është larg mbi limitin prej 3,67 për qind të vendosur me marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, të cilën Irani e respektoi derisa presidenti amerikan Donald Tramp nuk u tërhoq nga marrëveshja në vitin 2018.