Momenti kur një drejtues mjeti përplas me dashje një makinë tjetër me të cilën ishte aksidentuar pak sekonda më parë, duke e ngjeshur pas një peme, është kapur në kamera.

A2 CNN ka siguruar videon e çasteve të tërbimit të shoferit të Benz-it. Aksidenti ndodhi paraditen e të hënës në zonën e Skelës në Vlorë. Pas aksidentit, të dy shoferët janë konfrontuar edhe fizikisht. Më pas, drejtuesi i Benz-it është rifutur në mjetin e tij dhe ka përplasur qëllimisht makinën tjetër, duke e nxjerrë nga rruga, bashkë me shoferin brenda.

Duke u sjellë kështu, ka shkatërruar edhe më tepër makinën e tij.

Fatmirësisht, shoferi tjetër arriti të dalë pa pësuar lëndime, ndërsa shoferi agresiv u shoqërua në polici. (A2 Televizion)