Më 23 qershor 2025, në orën 01:30, oficerët policorë të SPB Shkup kanë arrestuar T.A. (41) nga fshati Batincë, pasi paraprakisht ishte raportuar se, për shkak të një mosmarrëveshjeje familjare, ai së bashku me M.A. nga Batinca kanë sulmuar fizikisht I.D. (35) nga i njëjti fshat.

Sipas raportit, M.A. e ka goditur I.D.-në në kokë me një armë zjarri.
Më herët, T.A. kishte raportuar në polici se i biri i tij i mitur ishte sulmuar fizikisht nga I.D.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume