Siguria e personelit amerikan në ambasadat e Katarit dhe Bahreinit është vënë në një nivel të lartë alarmi, pasi ata janë në pozicionin e njohur si “duck and cover” (ulje dhe mbrojtje), sipas disa burimeve të brendshme që i kanë treguar CNN-it.

Kjo masë mbrojtëse është marrë për shkak të sulmeve me raketa të nisura nga Irani drejt Katarit dhe Irakut si një hakmarrje, tha po ashtu burimet.

Pozicioni “duck and cover” përdoret kur ka një paralajmërim për rrezik të menjëhershëm, duke synuar mbrojtjen maksimale të personelit diplomatik në vendet përkatëse.

Kjo situatë pasqyron tensionet e rritura në rajon dhe nevojën për vigjilencë të lartë nga ana e përfaqësive diplomatike amerikane në Lindjen e Mesme.