Pentagoni bën të ditur se, nga sulmi iranian me raketa nuk ka asnjë person të lënduar. Rreth orës 18:30 (ora lokale e Tiranës) Irani nisi një sulm me raketa të Iranit ndaj Bazës Ajrore Al-Udeid të SHBA-së në Katar të hënën, tha një zyrtar amerikan për Fox News.

Kjo deklaratë vjen pasi Katari njoftoi se mbrojtja e tij ajrore ka penguar një sulm me raketa drejt Al-Udeid, baza më e madhe ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme.

‘Mund të konfirmoj se Baza Ajrore Al-Udeid është sulmuar sot nga raketa balistike me rreze të shkurtër dhe mesatare që kanë origjinën nga Irani. Në këtë moment, nuk ka raporte për viktima amerikane. Po monitorojmë nga afër këtë situatë dhe do të ofrojmë më shumë informacion sapo të jetë i disponueshëm,’ tha zyrtari.

Televizioni shtetëror iranian tha se sulmi erdhi si hakmarrje për sulmin e Presidentit Donald Trump gjatë fundjavës ndaj programit bërthamor të Teheranit.