“Ne nuk e nisëm luftën dhe as nuk e deshëm, por nuk do ta lëmë agresionin kundër ‘Iranit të Madh’ pa përgjigje”, shkroi presidenti iranian, Masoud Pezeshkian në një postim në X.Ai shton më tej: “Ne do ta mbështesim sigurinë e këtij kombi të dashur me gjithë qenien tonë dhe do t’i përgjigjemi çdo plage në trupin e Iranit me besim, mençuri dhe vendosmëri”.

Irani ka nisur një “sulm të fuqishëm dhe shkatërrues me raketa” në Bazën Ajrore Al Udeid në Katar, në përgjigje të sulmit të SHBA-së ndaj objekteve të tij bërthamore, tha Trupa e Gardës Revolucionare Islamike në një deklaratë.“Republika Islamike e Iranit, duke u mbështetur te Zoti i Plotfuqishëm dhe te populli besnik dhe krenar i Iranit, nuk do të lërë kurrë pa përgjigje asnjë agresion kundër integritetit të saj territorial, sovranitetit apo sigurisë kombëtare”, thuhet në deklaratë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume