Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka publikuar pamje dhe foto të shtatë bombarduesve strategjikë B-2A “Spirit”, të cilët u ngritën nga baza ajrore Whiteman në Misuri natën e 20 qershorit, si pjesë e një sulmi ndaj objekteve bërthamore iraniane në operacionin Midnight Hammer.

Çdo aeroplan ishte i armatosur me dy bomba GBU-57A/B MOP (Massive Ordnance Penetrator) prej 13,600 kilogramësh, të ashtuquajturat “Bunker Buster”, të projektuara për të shkatërruar objektiva të identifikuara nëntokësore..

Dokumentacioni shtesë konfirmon se bombarduesit u kthyen në bazën ajrore Whiteman më 22 qershor, pas më shumë se 36 orësh fluturimi gjatë të cilave ata kryen sulme mbi territorin iranian.

Ndryshe, në orët e para të mëngjesit të 22 qershorit, Shtetet e Bashkuara kryen një sulm të madh ajror në tre objekte kryesore bërthamore iraniane: Fordow, Natanz dhe Isfahan.

Sulmi u krye në koordinim me Izraelin dhe u përdorën bombardues B-2 Spirit, të pajisur me bomba të rënda GBU-57/B “Massive Ordnance Penetrator” të afta të depërtojnë në shtresa të trasha betoni dhe toke, duke synuar konkretisht kompleksin e thellë Fordow.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se të gjitha objektivat u goditën me sukses dhe se sulmi kishte për qëllim parandalimin e Iranit nga zhvillimi i mëtejshëm i armëve bërthamore, si dhe detyrimin e Teheranit të kthehej në tryezën e negociatave pasi përpjekjet diplomatike dështuan.

Pentagoni konfirmoi se u lëshuan gjithsej 75 raketa, duke përfshirë më shumë se dhjetëra raketa Tomahawk në tre lokacione.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume