Optimizmi po rritet në dhomat e zhveshjes së Barcelonës për transferimin e Nico Williams. Sipas Mundo Deportivo, disa lojtarë tashmë besojnë se anësori i kombëtares spanjolle do të veshë fanellën blaugrana sezonin e ardhshëm.

22-vjeçari thuhet se i ka dhënë dritën jeshile transferimit dhe ka arritur një para-marrëveshje me Barcelonën për një kontratë gjashtëvjeçare.

Pas përpjekjes së dështuar të verës së kaluar, klubi katalanas po vepron me kujdes dhe vendosmëri për të finalizuar marrëveshjen.

Nico është i bindur për projektin sportiv të Hansi Flick dhe e sheh Barcelonën si klubin ideal për të vazhduar zhvillimin e tij. Marrëdhënia e tij e mirë me lojtarë si Lamine Yamal, Alejandro Balde, Pedri, Ferran Torres dhe Dani Olmo ka forcuar bindjen se transferimi është çështje kohe.

" "

Bayern Munich mbetet në garë dhe ka paraqitur një ofertë më të lartë financiarisht, duke i premtuar Nicos statusin e titullarit, megjithatë, prioriteti i tij është kalimi te Barça.

Athletic Club, ndërkohë, po përpiqet të mbajë lojtarin duke ofruar një rinovim të rëndësishëm dhe duke kritikuar publikisht interesimin e Barcelonës. Presioni mbi Nicon është shtuar edhe nga mediat dhe tifozët në Bilbao.

Pavarësisht kësaj, lojtari nuk ka mohuar dëshirën e tij për një largim, duke lënë të kuptohet se e ardhmja e tij mund të jetë larg San Mamés.

Edhe pse marrëveshja nuk është zyrtarizuar ende, Barcelona është gjithnjë e më e bindur se transferimi do të mbyllet në javët e ardhshme, me Nicon që shihet si pjesë kyçe e projektit të ri të Flick.