Më 15.11.2026, në Negotinë, nëpunës policorë të NJPB Negotinë e privuan nga liria D.D. (45) nga fshati Dubrovë, rrethina e Negotinës dhe B.M. (26) nga Negotina. Sipas urdhëresave të lëshuara nga Gjykata Themelore e Kavadarit, janë realizuar bastisje në shtëpitë dhe ambientet ndihmëse të tyre, me ç’ast në shtëpinë e D.D. është gjetur dhe sekuestruar marihuanë, ndërsa në shtëpinë e B.M. janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë, një lëndë pluhurore e bardhë, para dhe letra mbështjellëse (rizlla). Ata janë shoqëruar në stacion policor, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të paraqitet kallëzim përkatës